Bardhi u shpreh se u zhbë çdo rol i Kushtetutës dhe se Presidenti dekretoi ligjin antikushtetues me votat e kryeministrit Edi Rama.
“Për të shpallur ligjin antikushtetues. Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të institucionit të Presidentit q ëngre shqetësim për çdo qytetar shqiptar.
Nëse lexon njoftimin për shtyp do të gjeni aty parimin që Presidenti ka mbi zbatimin e Kushtetutës.
Shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente agrumet për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim.
Begaj citon dhe një të pavërtetë, kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur një diskutim me mazhorancën.
E vërteta është se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores.
Jo që s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës.
Pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, kam njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita, ishte zgjedhja e tij që të vinte në Parlament.”


