U bllokua nga deputetët e opozitës, Komisioni i Reformës Zgjedhore mbahet online

Mos i humb

Komisioni i Reformës Zgjedhore po zhvillohet ditën e sotme online.

Shkak për një masë të tillë është bërë bllokimi i mbledhjes fizike të martën nga deputetët e opozitës.

Bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj po mbajnë mbledhjen e konceptuar si një seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Prej disa kohësh zhvillimi i punës normale të këtij komisioni është ndërprerë, pasi deputetët e opozitës kërkojnë që bashkëkryetar në vend të Enkelejd Alibeaj të jetë Oerd Bylykbashi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit