Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj do të marrë pjesë në festimet për Pavarësinë e Kosovës ditën e nesërme.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se ftesës së dërguar nga autoritetet e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht.
“Në mbledhjen e sotme Qeveria aprovoi platformën qe të vizitoj Kosovën dhe të marr pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën. Ftesa për pjesëmarrje në këtë solemnitet është dërguar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryparlamentari Konjufca. Kjo konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy shteteve”, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook.
Zv.Kryeministri i Malit të Zi ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e Pavarësisë.
Kosova shpalli pavarësinë si shtet më 17 Shkurt 2008.


