Demokracia Konservatore si vlerë e shtuar për Komandantët

Mos i humb

Kryetari i Demokracis Konservatore Abdullah Klinaku tha pas arritjes së kualicionit në mes të AAK Demokracis Konservatore dhe Nismës.

Të dashur qytetarë,

Prej sot kemi nisur një rrugëtim politik dhe kemi vendosur që vlerat në të cilat besojmë ti bartim në nivelin politik.
Besimi në Zotin e Madhërishëm, Kombi dhe Familja, janë tre motivet kryesore të këtij rrugëtimi politik në kuadër të koalicionit midis AAK-Nisma dhe Demokracisë Konservatore.
Jemi të vetëdijshëm për specifikat vlerore të çdo njërit nga partnerët e Koalicionit por tani më jemi pajtuar rreth vlerave që na bashkojnë.
Marrëveshje Koalicioni me Listën e Konservatore
1. Bashkimi opozitar AAK-Nisma dhe Lista Konservatore dakordohen se do t’i promovojnë dhe do t’i ruajnë vlerat e përbashkëta konservatore progresive që në qendër kanë shtetin dhe familjen.
2. Palët e pranojnë si obligim të përbashkët krijimin e Ministrisë së Familjes dhe kuadër të Qeverisë së Kosovës.
3. Lista Konservatore, si pjesë e këtij koalicioni, fokusohet në promovimin e vlerave të trashëgimisë kombëtare, kulturore, fetare e etike.
4. Palët zotohen për respektimin e vlerave kombëtare dhe mos cenimi i tyre për asnjë interes politik, partiak apo grupor. Në funksion të kësaj të përcaktohen përmes një ligji të veçantë çështjet me interes kombëtar ku përfshihet mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së.
5. Respektimi i plotë i identitetit kombëtar, fetar dhe diversitetit etnik dhe kulturor në Kosovë, duke u përmbajtur nga çdo deklarim, sjellje apo veprim që cenon ekuilibrat midis identiteteve të vendosura ndër shekuj te shqiptarët.
6. Formimi i Drejtorisë për çështje fetare pranë Zyrës së Kryeministrit, e cila do të ishte në funksion të mbështetjes së bashkësive fetare në Kosovë.
7. Lista Konservatore angazhohet për objektivat e veta programore të cilat do të harmonizohen nga grupet punuese të partnerëve të Koalicionit.
8. Pjesëmarrja e Listës Konservatore në Listën për deputetë si dhe renditja në listën zgjedhore rregullohet me një aneks të veçantë.
Përpjekja jonë është të përmirësojmë me aq sa mundemi!
Zoti e bekoftë Kosovën, Kombin dhe familjen!
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit