Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore e cila pritej të mbahej sot për njërin nga krerët e organizatës terroriste PYD/PKK Salih Müslüm, i cili u arrestua ditë më parë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Ambasadori i Turqisë në Pragë, Ahmet Necatı Bigalı në një deklaratë për AA tha se seanca gjyqësore do të mbahet nesër meqë Prokuroria e Pragës sot do të shqyrtojë dosjen lidhur me këtë seancë.
Bigalı thotë se i kishin dorëzuar tek autoritetet çeke kërkesën e tyre për arrestimin e përkohshëm të të ashtuquajturit ish-bashkëkryetar të organizatës terroriste Müslüm. Ai po ashtu bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë së Turqisë në një kohë shumë të shkurtër do t’i dërgojë dokumentet zyrtare të cilat nevojiten për ekstradimin e Müslüm-it në Turqi.
Emri i ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK-së Salih Müslüm ndodhet në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, përkatësisht me fletarrest të kuq me çmim prej 4 milionë lirave turke (rreth 860 mijë euro).


