Mbështetje fermerëve/ Denaj prezanton 8 kategoritë përfituese: Kriteret që duhen

Mos i humb

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar detaje mbi mënyrën se si do të mbështeten fermerët shqiptarë përmes skemës së re, e cila sipas saj gjatë këtij viti do të zgjerohet.

Pas mbledhjes së qeverisë, Denaj tregoi skemën mbështetëse për tetë kategori të ndryshme të fermerëve, që nga blegtoria, bujqësia dhe deri tek bletaria.

“Miratuam vendimin, i cili përcakton kriteret për mbështetjen e fermerëve në skemën kombëtare të mbështetjes. Fondi i ri do të mbështesë më shumë se 70 mijë fermerë. Elementet e skemës mbështetëse, për të cilat kemi përcaktuar 8 masa:

-Mbështesja për lopët, në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa mbi 10 krerë në fermë

-Bagëtitë e imta, me një mbështesje 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë

-Mbështetjen për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të këtë të paktën 50 zgjoje.

-Mbështetje për perimet, luleshtrydhet dhe rrushit në tavolina sera me vlerë 2000 mije lekë për ha, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë.

-Kemi një produkt të ri, që bimët medicinave, kemi shtuar këtë vit dhe mbështetjen për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë lekë për hektarë, në jo më pak se  1 ha të kultivuar.

-Naftë për bujqësinë do të vijojë me të njëjtat kritere, por  me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do mundësohen me naftë nëpërmjet bigonave me naftë, por lekë në llogari.

-Mbështetje për certifikimin e fermave organike.

-Kriteret e skamës së naftës vijojnë të jenë të lidhur me sipërfaqen e tokës, jo më pak se 1 ha për fermë do jetë produktiviteti minimal i mbështetjes.”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit