Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, uron mësuesit dhe pedagogët me rastin e festës së 7 Marsit, Festës së Mësuesit.
Meta thekson se mësuesit meritojnë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta.
“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë! Një urim i veçantë për të gjithë ata që sot janë në pension, por që aq shumë i kanë dhënë arsimit dhe edukimit të brezave!” shkruan Meta.
“Mirënjohje dhe respekt përjetë! Ju nuk meritoni vetëm lule dhe fjalë të bukura, por sa më parë një trajtim dinjitoz, me paga dhe pensione të larta!”, nënvizon Meta.


