Protesta/ Këlliçi me mollë me vete, ironizon arrestimet në Bashkinë e Tiranës

Mos i humb

Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka gjetur një simbolikë për tubimin, ndërsa në duar mban një mollë.

Ai tha se me protesta do të largohet Veliaj nga vendi, arrestohet apo jo.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë.

Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D.

Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra.

Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra.”, tha ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës u arrestuan, mes tyre Mariglen Qato dhe Redi Molla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit