Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 93 vite burg për 10 të akuzuarit e laboratorit të kokainës në Frakull.
Të akuzuarit:
Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite
Bledar Matoshi 8.4 vite
Denison Çervanaku 8 vite
Nikolin Gjolena 12 vite
Redion Meshi 10 vite
Zenel Çervanaku 10 vite
Enxhi Ferhati 8 vite
Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi
Marildo Rona 8 vite
Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimin e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik.