Kryefamiljari u plagos, u thyen dyer e dritare! Çfarë la pas shpërthimi me bombol në Lezhë

Mos i humb

Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në  fshatin Rraboshte të Lezhës e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Siç shikohet në pamje, dyert dhe dritaret janë dëmtuar nga shpërthimi.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhej në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit