Mikro-kreditë, Guvernatori Sejko: Subjektet financiare iu janë nënshtruar kontrolleve.

Mos i humb

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në fjalën e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tha se subjektet financiare që japin mikro-kredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve të BSH.

Sejko theksoi se BSH ka bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë.

Gent Sejko: Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë.

Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë.

Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar.

Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit