“Sundimi i Ligjit”, Policia e Vlorës godet një rast të armëmbajtjes pa leje

Mos i humb

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, si rezultat i planit operacional “Sundimi i Ligjit”, Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili po qarkullonte me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, në pranga ka rënë 39-vjeçari Mariglen Hamzo. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

“Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në lagjen “29 Nëntori”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 13”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Mariglen Hamzo, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi”, njofton Policia.

/a.f/r.e/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit