Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Policia e Tiranës zbardh ngjarjen: Kush janë autorët

Mos i humb

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.

Autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot në orët e para të mëngjesit nga disa persona në ish-Bllok.

Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në intubim.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Policia ka thënë se avokati është goditur për shkak të detyrës.

Efektivët kanë ndaluar autorin e sulmit. Bëhet me dije se sapo është vetëdorëzuar edhe një nga autorët.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit