1 Qershori, Hasani e Nikolla urojnë fëmijët

Mos i humb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Hasani ndau në rrjetet sociale një video me vizatimet e fëmijëve të punonjësve të shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri dhe botë të sigurt, plot ngjyra e mundësi për çdo fëmijë”, theksoi ministri Hasani.

Në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

E shpallur që më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër kjo ditë jo vetëm festohet, por njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha sot një mesazh me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Nikolla u shpreh se, investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të reflektojmë të gjithë: për më shumë kujdes për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Për shkollimin dhe edukimin e tyre, me dije bashkëkohore, shprehi të qëndrueshme, vlera shoqërore e demokratike, si qytetarë aktivë e të denjë të shoqërisë. Për një mjedis të sigurt, duke i rrethuar fëmijët me dashuri e ndjenja njerëzore, për t’i mbrojtur prej varfërisë, padijes, dhunës dhe rreziqeve të tjera”, theksoi Nikolla në mesazh.

“Investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi investim i familjes, komuniteteve, institucioneve dhe shoqërisë”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit në mesazhin e saj me rastin e 1 qershorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit