Salianji: Ta marrim me polici! Të mos shkojë në Beograd, por…

Mos i humb

Teksa sot duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.

Salianji:
Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet.

C’a e tund kokën kot, se nuk është dasmë këtu.

Ta shoqërojmë me polici, Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji.

Jeni si lakuriqët e natës.

Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin.

Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit