Mblidhet grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore.
Në fjalën e tij për mediat Damian Gjiknuri foli në lidhje me votën e diasporës si dhe votimin elektronik.
Gjiknuri
Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. DO të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.
Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4 5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje.
Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit.


