Bylykbashi: Rama e di që ne vijmë në pushtet, do që të fitojë zgjedhjet në tavolinë

Mos i humb

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit të dialogut. Ai deklaroi se opozita kërkon zhbërjen e “5 qershorit” dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama e di se koalicionet rikthejnë opozitën në pushtet, duke shtuar se kryeministri kërkon t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë.

“Ndryshimi i njëanshëm gjymtoi sistemin zgjedhor. Po kërkojmë që zgjedhesit të kenë të drejtën e listës së hapur, kërkojmë që zgjedhësit të votojnë kandidatët që duan.

Por Rama kërkon që të fitojë në tryezë zgjedhjet. Kërkojme që reforma të jetë e plotë dhe e drejtë.

Duhet të kthehemi te dakordësia e “5 qershorit”. Rama e di që koalicioni kthen në pushtet opozitën, prandaj po mban peng reformën që që mbajë pushtetin me dhunë.

Koalicionet janë çështja thelbesore e reformës, presim që OSBE/ODIHR të shprehet për çështjen e koalicioneve. PS nuk ra dakord me propozimin tonë për koalicionet”, tha Bylykbashi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit