Bello: Zhvillim social dhe ekonomik i zonave ndërkufitare

Mos i humb

Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021 – 2027.

Për të prezantuar këtë projektligj e pranishme në komision ishte zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, e cila u shpreh se,  “programi i bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis vendeve nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta”.

“Ky program mbështet edhe shkëmbimin e eksperiencës dhe të njohurive midis përfituesve, qoftë dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programimit për të promovuar në të njëjtën kohë edhe marrëdhënie të mira fqinjësore, për të nxitur integrimin në BE dhe për kontribuuar në zhvillimin social ekonomik territorial të këtyre zonave ndërkufitare të programit, duke përmirësuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e mjedisit dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe duke zhvilluar turizmin e qëndrueshëm natyror dhe kulturor”, tha Bello.

Beello tha se përfitues në Shqipëri janë qarku i Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.

Bello prezantoi edhe 2 marrëveshje të tjera, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 2021-2027”, si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.

Bello tha se, në ndryshim nga marrëveshja e parë, këto marrëveshje përfshijnë të gjithë territorin, ashtu siç edhe vende të tjera që janë vende nga BE që janë përfshirë në këtë marrëveshje.

“Prioritetet janë pak a shumë të përbashkëta në të treja marrëveshjet dhe ajo që është shumë e rëndësishme lidhet me atë që është sfidë dhe momenti i fokusit të përbashkët të të gjithëve që është forcimi i kapaciteteve vendore”, tha Bello.

Pas diskutimeve, të tre pr/ligjet u miratuan në mënyrë unaime nga anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit