Orban në vizitë të paparalajmëruar

Mos i humb

Pas vizitës së tij të papritur në Moskë javën e kaluar, që tërhoqi zemërimin e liderëve evropianë, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka bërë një tjetër udhëtim të paparalajmëruar, këtë herë në Kinë, njoftoi media shtetërore kineze.

“Misioni i Paqes 3.0”, shkroi Orbán në X pas mbërritjes së tij në Pekin, duke postuar një foto që tregonte atë duke u pritur në aeroport nga zëvendësministri i Jashtëm, kinez Hua Chunying.

Orbán pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për bisedime, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve kineze Hsinhua.

Udhëtimi i tij vjen pasi kishin qarkulluar spekulime se lideri hungarez mund të bëjë gjithashtu një vizitë në Kinë pas udhëtimit të tij të diskutueshëm në Moskë të premten, ku ai zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Lëvizja shkaktoi shqetësim në Evropë dhe SHBA.

Orbán tha se takimi i tij me Putinin, i cili po zhvillon një pushtim dhe luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës, ishte një “mision paqeruajtës”.

Gjatë një paraqitjeje të përbashkët me Putinin pas bisedimeve, Orbán përsëri bëri thirrje për përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit