Maqedoni, rekomandime për mbrojtje nga i ftohti

Mos i humb

Komisioni për parandalimin e efekteve të dëmshme nga vala e të ftohtit në Ministrinë e Shëndetësisë së Maqedonisë pas informacioneve të marra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike për valën e ftohtë të fazës portokalli në nivel të mbarë shtetit ka sjellë disa rekomandime.

Sipas njoftimit, në mesin e rekomandimeve janë lirimi nga detyrat e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç dhe riorganizim të orarit të punës për punëtorët që punojnë në të hapur nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

Rekomandohen pauza të kohëpaskohshme në çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësira të ngrohtë dhe me pije të ngrohta, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Më ftohtë sot ka qenë në Berovë, ku janë matur minus 18 gradë celsius. Në Shkup janë matur minus 15 gradë celsius.

Më së shumti borë ka në Mavrovë, ku shtresa e borës arrin në 87 centimetra, në Llazaropole 79, në Krushevë 58./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit