Fondacioni i Rinisë Islame në Cyrih i dhuron Medresesë Alaudin në Prishtinë 125 eksemplar të librit “Kur’ani dhe psikologjia”

Mos i humb

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me seli në Cyrih të Zvicrës, Lulzim Lecaj, sot, me 31.07.2024, e vizitoi Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori Fadil Hasani.

Lulzim Lecaj e njoftoi drejtorin Hasani për zhvillimin e jetës fetare në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe aktivitetet fetare, kulturore dhe humanitare që zhvillohen nga xhamitë shqiptare në Zvicër, me theks të veçantë Xhamia Shqiptare në Seebach, si dhe Fondacioni i Rinisë Islame.

Me këtë rast, bibliotekës së medresesë së Prishtinës iu dhuruan 125 ekzemplarë nga libri “Kur’ani dhe psikologjia”, i përkthyer në gjuhën shqipe prej Bashkim Aliut dhe Abdulkerim Sadikut.

Përndryshe, libri është botuar në 10 mijë kopje në Zvicër dhe u është shpërndarë si dhuratë familjeve shqiptare të përkatësisë islame nga ana e Fondacionit të Rinisë Islame-Cyrih, me rastin e Bajramit të Kurbanit.

Ekzemplarë nga ky libër do tu shpërndahen edhe institucioneve tjera arsimore islame në trojet shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit