Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka kujtuar edhe ndalimin e dinarit në Kosovë, çka sipas tij, ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”