Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

Mos i humb

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e tij sllovene Tanja Fajon.

Ai u shpreh se Fajon është mikeshë e Shqipërisë dhe përkrahëse e integrimit tonë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Union dhe përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, u shpreh ai.

Kryediplomati shqiptar shtoi se Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane dhe të Shqipërisë dhe rajonit

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”, tha Hasani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit