Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës

Mos i humb

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 27-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve u shpreh se, Tirana është kryeqyteti më i papastër në Evropë.

“Pastrimi në Tiranë nuk kryhet, koshat e plehrave janë plot e përplot. Faji është edhe tek ne, pasi kemi toleruar shumë. Çdo qytetar, çdo i ri, çdo pensionist, çdo familjar duhet të ngrihet sot, të ngrihet në protestën e mosbindjes civile me çdo mjet demokratik”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se SPAK po përgatitet për një akuzë politike kundër kryetarit të Partisë Demokratike.

“Çështja është që çfarë do të bëjmë ne apo populli opozitar në kushtet ku ende sistemi i drejtësisë, kur SPAK-u i Altin Dumanit është bërë njësh me narkoshtetin dhe sot izolon dhe po bëhet gati për një akuzë politike për liderin historik të PD”, tha Blushi.

Ai bëri thirrje për qytetarët, për të protestuar dhe për të luftuar gjëndjen e krimit dhe drejtësisë në vend

“Është koha të reagojmë, pa u trembur, pa frikë sot mund të ndalojnë kryetarin e PD, nesër njërin prej nesh por nuk ka fuqi në botë të ndalojë popullin”, tha ai.

Kordinatorja për departamentet në PD, Silvi Bardhi në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se Veliaj është arkitekti i korrupsionit të bashkisë Tiranë.

Bardhi theksoi se, një e ardhme e mirë nuk ndërtohet me projekte për të vjedhur por me projekte për të zhvilluar kryeqytetin.

“Ne nuk jemi këtu thjesht për të protestuar; ne jemi këtu për të kërkuar ndryshime të domosdoshme që prekin të ardhmen tonë dhe të qytetit tonë, Tiranës”, tha ajo.

Ndërsa kryetari i FRPD, Besart Xhaferri në fjalën e tij kërkoi lirimin e kreut të PD, Sali Berisha.

Sipas tij është e patolerueshme që Berisha të mbahet nën arrest, ndërsa ata që vjedhin përmes korrupsionit lihen të lirë nga drejtësia për të vijuar ende me vjedhjet.

Para të pranishmëve, drejtuesi i të rinjve demokratë u bëri thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të ngrihen kundër kësaj qeverie lokale dhe qendrore, që sipas tij i ka gjunjëzuar ndaj të drejtave të tyre themeltare, arsimimi dhe shkolla të sigurta.

“Jemi pishtarë të guximi që kjo shoqëri duhet të fillojë një orë më parë. Zgjedhje të barabarta për të garuar në kushte të barabarta. Duhet të ndahen pushtetet që blihen përmes korrupsionit”, tha ai.

Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë, Silva Caka në fjalën e saj i quajti policët bashkiakë grabitqarë që gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkollë.

“E vetmja gjë që ne shohim në rrugët e Tiranës, janë grabitqarët e policisë bashkiake. Ata turren që në 4 të mëngjesit që t’u vendosin gjoba prindërve, të cilët  parkojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre në dyert e shkollës. Sepse është shumë e rrezikshme që në rrugët e Tiranës t’i lësh fëmijët të shkojnë vetëm deri tek dera e shkollës”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit