“Mosbindja civile”, 12 policë dhe 7 qytetarë të plagosur/ Molotovët, Policia nis mbledhjen e provave

Mos i humb

Është përshkallëzuar protesta e opozitës ku protestuesit kanë thyer tabelat e reklamave në rrugë si dhe kanë sulmuar biznese private e kioska në rrugë.

Siç duket nga pamjet protestuesit janë një grup të rinjsh, të cilët duket se po kryejnë veprime të pa llogaritura nga PD, pasi edhe deputetët e Partisë Demokratike po ju bëjnë thirrje që të mos sulmojnë bizneset private.

Ekspertët e Policisë po mbledhin provat lidhur me molotovët që janë hedhur në drejtim të forcave të rendit dhe selisë së PS-së.

Në selinë e PS-së janë vendosur ekspertët e kriminalistikës, ndërsa janë lënduar 12 punonjës policie dhe 7 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Protestuesit po vijojnë itinerarin, me një numër të reduktuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë në gadishmëri deri në përfundimin e protestës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit