Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi sot në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.
Në fjalën e tij, Vengu u shpreh se, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona kombëtare dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave globale.
Ai theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje sigurohet ndihmë e ndërsjellë në rastet e fatkeqësive, shkëmbim njohurish dhe përvojash teknike si dhe trajnim dhe zhvillim kapacitetesh në fushën e mbrojtjes civile.
“Partneriteti me Slloveninë në këtë drejtim, përforcon angazhimin tonë ndaj NATO-s, BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, duke treguar se Shqipëria është një partner aktiv dhe i besueshëm”


