PD: Produkte të ndaluara në vende të BE-së hyjnë në Shqipëri

Mos i humb

Grigels Muçollari anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike deklaroi sot se “me gjithë shqetësimet e ngritura nuk ka përmirësim në sigurinë ushqimore”.

“Është tronditëse që ditët e fundit ngarkesa të mëdha me mandarina prodhim i yni, janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE duke nisur nga Kroacia, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve, të dëmshme për jetën. Kjo ndodh sepse fermerin tonë askush nuk e asiston, nuk e monitoron, nuk e ndihmon”, tha Muçollari.

Sipas Muçollarit Agjencia Kombëtare e Ushqimit nuk ekziston.

“Ato mandarina me përmbajtje të këtyre elementeve të rrezikshme me siguri që janë në tregun tonë dhe po konsumohen edhe tani që flasim, sepse AKU, Ministrja e Bujqësisë dhe qeveria nuk bëjnë detyrën”, tha Muçollari.

Muçollari theksoi se “plehrat kimike dhe pesticidet qe iu ofrohen fermerëve nuk kontrollohen për përmbajtjen reale të tyre”.

Muçollari në deklaratën e tij nga selia blu iu referuar një rasti, i cili ka të bëjë me kremin e orizit biologjik, ushqim për foshnja, një produkt importi ky i futur në tregjet tona.

Sipas Muçollarit “Italia ka konstatuar përmbajtje arseniku, dhe e quan shumë shqetësues si rast. Me 3 dhjetor, ata kanë dhënë alertin”.

“AKU reagon pas dy javësh. Agjencia jonë, u thotë konsumatorëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes, 14 ditë pas marrjes së alertit. Pra produkti ka pasur kohën e mjaftueshme për fat të keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar”, tha Muçollari.

Anëtari i kryesisë së PD-së, tha se “kemi të tjera raste të cilat lidhen me përmbajtjen e dioksidit të sulfurit në kanellë si dhe prani të kadiumit ne spinaq të importuar”.

“Të dyja rastet janë raportuar nga BE në tetor të këtij viti ndërsa AKU i ka raportuar 1 muaj me vonesë. Pra produktet kanë pasur kohën e mjaftueshme prap për fatin e keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar”, tha Muçollari.

Muçollari nënvizoi se Partia Demokratike do të hartojë një platformë e do të angazhohet me gjithë burimet e saj që siguria ushqimore të mos mungojë në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit