Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti të shmangte mbylljen e shërbimeve për miliona amerikanë duke miratuar buxhetin e shpenzimeve për të cilin palët arritën me vështirësi dakrodësinë.
Senati i kontrolluar nga demokratët votoi 85 pro dhe 11 kundër draftit për të vazhduar financimet e qeverisë, 38 minuta pas mesnatës kur ishte edhe afati i fundit, por qeveria nuk e aplikoi menjëherë mbylljen e shërbimeve.
Projektligji tani do t’i dërgohet Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë. Paketa mori më herët pëlqimin në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.
Këta të fundit u përçanë duke mos mbështetur propozimin e Presidentit të zgjedhur Elon Musk dhe aleatit të tij miliarder Elon Musk për rritjen e tavanit të borxhit në 2025-ën.
Një pjesë e republikanëve votuan kundër paketës sepse ajo nuk shkurton aq sa duhet shpenzimet e qeverisë edhe pse demokratët hoqën dorë nga disa propozime të tyre.
Demokratët akuzuan se republikanët po vepronin nën presionin e miliarderit të Tesla, një njeri pa përvojë në qeverisje. Vitin e ardhshëm republikanët që do të kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve janë angazhuar për reduktim të shpenzimeve.


