Kryemadhi ankimon sekuestrimin e vilave në Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Deputetja Monika Kryemadhi ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e vilës së saj dhe të nënës së saj.

Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po ashtu, bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në hetim për të njëjtën çështje dhe ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata E Larte Per Kryemadhin1
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit