Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.

https://x.com/BajramBegajAL/status/1920021983795749155

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit