Lirohet një sipërfaqe plazhi e zënë në Vlorë, Rama thirrje profesionistëve

Mos i humb

Të tjera hapësira të zëna në Vlorë janë liruara nga autoritetet e bashkisë. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto të heqjes së disa çadrave dhe shezlongëve në Lungomare.

Ai thekson se sipërfaqja i është “kthyer turistëve dhe qytetarëve”.

Ndërkohë një thirrje e ka edhe për profesionistët e Vlorës. Ai i ka ftuar që të aplikojnë për pozicionet vakante në bashki, pas shkarkimit të drejtorëve.

“I inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit