Debate në sallë, dështon për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mos i humb

Ka dështuar për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndërsa nga afati 30-ditor, i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë mbetur vetëm tri ditë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari, e ndërpreu  duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj.

Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia largoi mikrofonin.

Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vazhdoi me skenarin e njëjtë duke e hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili tash e një kohë s’po gjen mbështetjen e partive të tjera përveç partisë së tij, Vetëvendosje, e cila po e dëshiron këtë formë votimi pasi në votim të hapur dështoi që ta bënte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit