Zgjedhjet për Tiranën në pasiguri, PS nuk do ndërpresë fushatën…

Mos i humb

Partia Socialiste nuk do ta ndërpresë fushatën në Tiranë, pavarësisht vendimit të djeshëm, 9 tetor, të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit presidencial për kryeqytetin.

“Ne nuk i komentojmë vendimet e gjykatave, për më shumë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Por mund të themi se, Gjykata Kushtetuese ka marrë sot një vendim, siç parashikohet në nenin 45, pika 1 të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’, për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

Po ky ligj sqaron në pikat 3 dhe 4 të nenit 45, se GjK mund ta heqë pezullimin ose të shprehet në vendimin përfundimtar për vazhdimësinë ose jo të masës së pezullimit“, thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të partisë.

Në mesazh argumentohet pse vendimi përfundimtar dhe jo ai paraprak ka rëndësi.

“Pezullimi nuk është shfuqizim i Dekretit, për pasojë palët e interesuara, por edhe publiku, duhet të presin vendimmarrjen e mëtejshme të Gjykatës Kushtetuese. Vetëm vendimi përfundimtar mund të shfuqizojë ose jo një ligj ose një akt, në rastin në fjalë dekreti i Presidentit.”

Kujtojmë se PS ka ngritur edhe një padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki.

Rrjedhimisht, do të shtyhen afatet për regjistrimin e subjekteve politike apo kandidatëve. Më 31 tetor do të zhvillohet seanca në Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt, lidhur me shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

Duke marrë parasysh kohën, është e pamundur që zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend të zhvillohen njësoj si për bashkitë e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit