Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi sot kantierin e aksit të ri rrugor, Elbasan-Rrogozhinë, loti 5, ku punimet po avancojnë me ritme të shpejta dhe deri tani janë realizuar 60% e volumit.

Pjesë e Korridorit VIII, ky aks rrugor do të jetë një autostradë e kategorisë A me shpejtësi 130 km/orë.

Balluku theksoi se ky është një nga kantieret që po ecën më mirë në Korridorin VIII, sidomos segmenti që nis nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku po zgjidhet edhe problematika e ngarkesës së trafikut në daljen e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Kemi nisur punën në fazën e parë prej 18 km. Ky segment ndahet në disa faza dhe aktualisht ndodhemi në fazën e pestë. I gjithë projekti me gjatësi prej 18 km ka 6 ura, dy prej të cilave janë 330 metra linearë”, tha Balluku, ndërsa shtoi se në gjithë gjatësinë e segmentit garantohet edhe mbrojtja lumore.

Balluku theksoi se ecuria e këtij kantieri është 60% e volumit të punimeve, ndërkohë që i gjithë projekti është diku te 49%.

“Kemi një afat për të kapur, qershor 2026, ku dëshirojmë të përfundojmë totalisht sipas afateve kontraktuale 18 km e parë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm. Kjo duke e lënë rrugën dytësore funksionale dhe duke kaluar në një autostradë të tipit A me shpejtësi 130 km/orë”, tha Balluku.

Balluku bëri të ditur se kjo pjesë e autostradës ka dy korsi qarkullimi nga secili krah me gjerësi 3.75 metra dhe nga një korsi emergjence nga secili krah me gjerësi 3 metra.

Po ashtu, Balluku theksoi se po sistemohet lëvizshmëria brenda zonave të banuara të dy krahëve të autostradës, pasi janë zona bujqësore që detyrimisht duhet t’u krijohet akses .

Një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit, pjesë e korridorit VIII, sipas saj është edhe bajpasi i Elbasanit me gjatësi prej 3 km.

“Duhet t’i japim zgjidhje pasi kemi parë ngarkesë, duke qenë se tashmë është shtuar fluksi i qytetarëve apo edhe i vizitorëve e turistëve të huaj që lëvizin edhe gjatë fundjavave. Ndaj duhet patjetër të përfundojnë brenda 1 korrikut 2026, 3 kilometrat e para të bajpasit të Elbasanit për të vazhduar më pas me projektin e madh dhe financimin e huaj në të cilin kemi aplikuar”

https://www.facebook.com/watch/?v=1344095044004805

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit