Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.
Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.
Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.
Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.
Presidenti i përkohshëm I Peruse u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë.