Rama në Paris: Shqipëria në BE do ishte një bekim

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku personalitete nga e gjithë bota diskutojnë rreth bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mënyrave për të promovuar paqen.

Rama foli për projektin e Bashkimit Europian, duke u shprehur se BE është projekti më i jashtëzakonshëm i njerëzimit. Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria në BE do ishte një bekim. Ai tha se Shqipëria, përpos se po bën hapa përpara në integrim, gjithashtu mban raporte të mira me fqinjët. Rama shtoi se me Serbinë ka një problem dhe ai është Kosova, që Shqipëria dhe shtetet e zhvilluara e njohin si të pavarur.

Europa duhet që të jetë e bashkuar. Nëse bëhen bashkë 500 milionë njerëz, bëhemi shumë të fortë. Duhet të mos thyhemi. Ne jemi të patundur në bindjen tonë se paqja është më mirë se çdo gjë tjetër, por jemi të bindur sesa më i lumtur të jetë komshiu, më të lumtur do jemi edhe vetë, diçka që më ka mësuar gjyshja ime. Ne kemi politika bashkëpunimi e dialogu me të gjitha shtetet e rajonit. Shqipëria në BE do ishte një bekim. Ne kemi një problem me Kosovën, sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, është e pavarur edhe sipas Perëndimit, por për Serbinë nuk është dhe është problem i madh. Kam parë se Europa është ballkanizuar shumë. BE është një projekt i jashtëzakonshëm. Ne duhet të jemi pjesë e BE-së, sepse vijmë nga ferri. Ne si shqiptarë do na jepet një vend në parajsë, sepse nëse bota shkon drejt shkatërrimit, do themi se Shqipëria kishte rol të parëndësishëm, e nëse bota shkon mirë, do themi se ne bëmë pjesën tonë”, u shpreh Rama.

Kritika e Ramës: Europa duhet të ketë një plan për paqen

Rama kritikoi mungesën e një vizioni të qartë të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e konflikteve dhe nënvizoi se kontinenti po mbetet pasiv në skenën ndërkombëtare. “Unë nuk po e shoh Europën të zgjohet, nuk është aty ku duhet të jetë”, tha ai. Kreu i qeverisë shtoi se BE-ja ende nuk ka një plan për paqen.

Ai paralajmëroi se mungesa e këtij plani e bën Evropën më të dobët dhe theksoi rëndësinë e diplomacisë së përditshme. “Ndihem i shqetësuar për diplomacinë dhe planifikimin për paqen”, u shpreh Rama.

Duke folur për konfliktet aktuale, ai tha se është e qartë se Rusia ka ambicie luftarake. “Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë”, deklaroi Rama. Kryeministri theksoi nevojën që Evropa të ketë autonominë e vet në politikën e jashtme. “Europa duhet të ketë autonominë e saj, politikën e saj të jashtme, planin e saj të paqes”, shtoi ai.

Rama i bëri thirrje Evropës të veprojë pa frikë dhe të mos lërë pas dore planet për paqen. “Bëje luftën, por duhet të mendohet për paqen”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu apeloi për reflektim dhe për një qasje më përulëse ndaj sfidave ndërkombëtare. Gjithsesi, Rama shprehu besimin se projekti i Bashkimit Evropian është ndër më të shkëlqyerit.

Rama: Çdo marrëveshje mes SHBA-së dhe Kinës, lajm i mirë për botën

Kryeministri Edi Rama foli edhe për takimin e presidentit amerikan Donald Trump me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Rama theksoi se SHBA-ja dhe Kina janë superfuqi botërore dhe se çdo marrëveshje mes tyre, është lajm i mirë për globin.

“Unë besoj se çdo marrëveshje mes SHBA-së dhe Kinës është mirë për të gjithë dhe çdo konflikt mes tyre është problem për të gjithë. Ata po takohen për një marrëveshje tregtare. E dini atë shprehjen, që kur SHBA teshtin, bota trembet, kur Kina teshtin, bota futet në karantinë”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit