Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Mos i humb

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i saj drejt Tokës është një ide që ekziston prej dekadash. Tani, disa kompani thonë se mund ta bëjnë këtë realitet, sipas BBC.

Në marsin e kaluar, në një stadium amerikano-futbolli në Florida, u zhvillua një test i pazakontë. Në vend të topave të hedhur, për disa minuta u transmetuan rreze drite nga një transmetues  në njërën anë të fushës në një ekran në anën tjetër.

Drita u grumbullua nga Dielli dhe u përqendrua përmes lenteve të mëdha, secila rreth 1,2 metra e lartë. “Duhej të ngjiteshim në shkallë për të hequr mbulesën”, tha Andrew Rush, president dhe CEO i kompanisë “Star Catcher” që realizoi testin. “Qëllimi ishte të shihnim nëse transmetimi i energjisë diellore për satelitët është i mundur”.

“Star Catcher” është një nga disa kompanitë që zhvillojnë teknologji të energjisë diellore nga hapësira, një koncept që ka qëndruar mes shkencës dhe fantashkencës për dekada.

Ideja është të sigurohet energji e bollshme e pastër për Tokën duke kapur dritën e Diellit në hapësirë dhe duke e dërguar në tokë ose te satelitët e tjerë.

Panelet diellore në tokë janë të kufizuara nga atmosfera, moti dhe cikli ditë-natë i Tokës. Ndërsa në hapësirë, mund të grumbullohet drita e Diellit pothuajse 24 orë në ditë dhe me efikasitet më të lartë.

David Homfray, bashkëthemelues dhe CTO i kompanisë britanike Space Solar, thotë se disa shtete, përfshirë Britaninë e Madhe , Shtetet  Bashkuara ,  Japoninë dhe Kinën, po investojnë në këtë teknologji.

Energjia diellore nga hapësira mund të përkthehet në valë mikro ose lazer dhe të kapet nga antena të mëdha në tokë që e kthejnë në elektricitet të përdorshëm.

Megjithatë, çdo satelit duhet të prodhojë dhe transmetojë sasi të jashtëzakonshme energjie në shkallë gigavat për të qenë ekonomikisht i qëndrueshëm.

Kompania “Aetherflux” në Kaliforni planifikon të vendosë satelitë në orbitë të ulët të Tokës me lazer infra të kuqe dhe qeliza fotovoltaike. Ata do të mbledhin energjinë diellore dhe do ta transmetojnë në Tokë në pika marrëse relativisht të vogla, me masa 5-10 metra. Lazerët janë të dizajnuar të fikën menjëherë nëse diçka kalon në rrugën e tyre, si avionë ose satelitë të tjerë.

“Space Solar” në Britani  synon të ndërtojë stacione gjigante diellore në hapësirë me madhësinë e qyteteve, që mund të furnizojnë me energji tërë vende. Strukturat e mëdha, si “Cassiopeia”, do të pozicionohen 36 000 km mbi Tokë në orbitë gjeostacionare, duke mbledhur dritën e Diellit përmes miliona satelitëve të vegjël dhe duke e transmetuar atë në Tokë përmes një sistemi antenash.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Menaxhimi i mijëra satelitëve dhe parandalimi i përplasjes me të tjerët është një problem serioz, ndërsa kostot e nisjes dhe ndërtimit janë të larta. Sipas ekspertëve, bashkëpunimi ndërkombëtar mund të jetë i nevojshëm për të bërë energjinë diellore nga hapësira një realitet të qëndrueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit