Shqiptarët protestë të dielën në Strasburg

Mos i humb

Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së më 16 nëntor në Strasburg të Francës, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Protesta sic thuhet do të mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përgatitjet e fundit po bëhen në koordinime me këshillin organizativ në Evropë dhe me mërgatën shqiptare.

Shumë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë siguruar tashmë udhëtimin për në Bazel dhe Shtutgart.

Protesta të ngjashme fillimisht janë mbajtur në Prishtinë, Hagë e Tiranë për të vazhduar të dielën në Strasburg.

Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Më 5 nëntor janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjyqkimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit