Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.
Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.
Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook.
Pjesë nga debati:
Balluku: Detyra e një opozitë duhet një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!
Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
Balluku: Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!


