SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për paqen në Ukrainë do të çojnë në një rezultat, tha sot zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt.

”Gjatë fundjavës pati diskutime shumë produktive midis ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit dhe delegacionit ukrainas”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt.

Ajo shtoi se ”tani ka vetëm disa pika për të cilat nuk ka ende dakordësim”.

Leavitt theksoi gjithashtu se presidenti është i shqetësuar që lufta vazhdon.

Presidenti Trump ka përfunduar financimin e SHBA-së për luftën, por Shtetet e Bashkuara ende furnizojnë ose shesin sasi të mëdha armësh.

“Nuk mund ta bëjmë këtë përgjithmonë  dhe presidenti dëshiron që kjo luftë të mbarojë”, tha Leavitt.

Plani me 28 pika i paraqitur nga Trump, i cili është cilësuar nga shumë si një “listë dëshirash” ruse, ishte pothuajse tërësisht i papranueshëm për Ukrainën dhe evropianët.

Sipas planit, Ukraina do të duhej të pranonte humbje të konsiderueshme territoriale dhe një kufizim në numrin e trupave të saj, ndërsa NATO do të duhej të hiqte dorë nga pranimi i Ukrainës dhe anëtarëve të tjerë të rinj, dhe SHBA do të përfitonte ndjeshëm nga asetet ruse të ngrira në BE.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz shuan shpresat për një përparim të shpejtë pas negociatave fillestare midis SHBA-së, Ukrainës dhe shteteve kryesore evropiane.

“Nuk do të ketë paqe në Ukrainë brenda natës”, tha udhëheqësi gjerman pas një samiti të posaçëm të BE-së mbi luftën ne Ukrainës në kryeqytetin e Angolës, Luanda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit