Bardhi takon ambasadorin gjerman: Shqipëria ka nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane.

“Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, vuri në dukje Bardhi.

Bardhi falënderoi Bergner për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit evropian dhe ne jemi të vendosur që ky proces të sigurojë standarde evropiane në jetën e çdo shqiptari dhe për këtë nevojitet që të jetë thellësisht i bazuar në meritokraci”, shkruan Bardhi.

Bardhi ndërkaq informoi se në takimin me Bergner ndau qëndrimin se “për fat të keq, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, në secilën nga elementët kyç të një shteti demokratik europian, Shqipëria ka bërë hapa prapa”.

“Për të bërë hapa para, Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë. Shembulli i dosjes penale të Belinda Ballukut e provon më së miri instalimin në Shqipëri, gjatë këtyre 12 vite, të këtij sistemi asgjësues për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit