Delegacioni i BE: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri

Mos i humb

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, uroi sot shqiptarët me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara”, shkruan delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.

Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Kuvendi Kombëtar i drejtuar nga Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e vendit, duke i dhënë fund sundimit pothuajse pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe duke i hapur rrugën ngritjes së shtetit modern shqiptar.

Aktit historik të Pavarësisë i paraprinë përpjekje të gjata politike dhe luftarake për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe identitetin kombëtar.

Shpallja e Pavarësisë solli ndryshime të mëdha politike e shoqërore dhe shënoi lindjen e shtetit shqiptar, duke e pozicionuar kombin tonë në radhën e popujve të lirë të Evropës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit