Përmbytje shkatërruese godasin Azinë Juglindore, mijëra viktima

Mos i humb

Sri Lanka dhe Indonezia kanë dislokuar ushtritë e tyre për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve që kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz në Indonezi, Sri Lanka, Tajlandë dhe Malajzi në ditët e fundit, sipas “The Guardian”.

Miliona banorë janë prekur nga një kombinim i cikloneve tropikale dhe shirave të rrëmbyeshëm, me përmbytjet pasuese që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 502 personave në Indonezi, 355 në Sri Lanka dhe 170 në Tajlandë.  Tre vdekje janë raportuar në Malajzi.

Humbjet dhe dëmet më të rënda janë regjistruar në Sri Lanka – që nga cunami i vitit 2004 që shkaktoi vdekjen e rreth 31 000 personave dhe la më shumë se një milion të tjerë të pastrehë, ndërsa për Indonezinë, kjo është ngjarja më vdekjeprurëse që nga tërmeti i vitit 2018 dhe cunami pasues që vrau më shumë se 2 000 njerëz në Sulawesi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit