Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e zëvendëskryeministres

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më datë 19 dhjetor 2025, mblodhi aleatët në selinë blu, me qëllim organizimin e punës për protestën e 22 dhjetorit.

Berisha, në fjalën e tij tha se ka besim se opozita, nëpërmjet protestave të vazhdueshme do të triumfojë. Ai komentoi edhe çështjen e Ballukut, duke u shprehur se Edi Rama e mbrojti në mënyrë të turpshme zëvendëskryeministren.

Unë përgëzoj Prokurorinë për faktin se nuk ndalet në hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Edi Rama vazhdon që të mbrojë Ballukun, pavarësisht nga ato që thotë Prokuroria dhe në mënyrë të paturpshme e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një diktaturë me e egër se e vitit 1990. Nuk kam dëgjuar që në një ndërmarrje të ketë 3 pengmarrje për një muaj, kjo ka ndodhur tek AKSHI. Balluku ka blerë 300 apartamente me paratë e taksapaguesve.

Shpresa e vetme është opozita. Ne duhet të ngrihemi dhe ta rrëzojmë këtë narko-shtet, është faktuar gjithçka. Është faktuar farsa elektorale në mënyrë përfundimtare. Janë faktuar vjedhjet, janë faktuar lidhjet me drogën. Ne duhet të organizojmë forma të mëdha të protestës, është asgjësuar parlamenti. Protestat tona do kenë çdo element, nuk përjashtojmë dhe grevën e urisë. Revolta e qëndrueshme është jetike. Opozita dhe shqiptarët do e fitojnë këtë betejë. Këta nuk përmbahen në vjedhje”, tha Berisha.

Partia Demokratike do të zhvillojë më datë 22 dhjetor protestën e saj kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit