Në procesin gjyqësor i cili po zhvillohet kundër drejtorisë dhe gazetarëve të së përditshmes turke “Cumhuriyet”, është marrë një vendim për lirimin e gazetarëve Ahmet Shik dhe Murat Sabuncua.
Gjykata e Lartë Penale në Stamboll me shumicë votash të Këshillit Gjyqësor solli një vendim me të cilin gazetarët Shik dhe Sabuncu, lihen të lirë.
Të dyshuarit Akin Atalay dhe Ahmet Kemal Aydogdu me vendim të të njëjtës gjykatë do të mbeten në paraburgim.
Seanca e radhës kundër tyre do të mbahet më 16 mars.


