Gjatë Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3.195 terroristë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, si dhe për të shpëtuar popullin vëlla dhe mik të rajonit nga presioni dhe persekutimi i terroristëve.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” ka arritur në 3.195 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.
– TSK dhe ULS çlirojnë edhe 3 fshatra në Afrin
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Qorta, Babak Ushagi dhe Qasha pranë qytezës Bulbul, që gjendet në veriperëndim të Afrinit.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 167 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 131 fshatra si dhe 31 pika strategjike në Afrin.
YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.
Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet të kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.
Operacioni “Dega e Ullirit” ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK në Afrin me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.


