Basha: Në 5 vite, asnjë investim i huaj

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ka një mungesë të theksuar të investimeve të huaja në Shqipëri.

“Në 5 vite nuk ka pasur asnjë investim të huaj. Madje, kanë ikur nga Shqipëria të huajt që ishin. Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Ndërsa, përsa i përket investimeve të brendshme, investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, hiq “Rilindjen Urbane” me shtrim pllakash”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik.

Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit