Tre persona humbën jetën në dy aksidente të shkaktuara nga kushtet atmosferike, në një autostradë kryesore në perëndim të Gjermanisë sot në mëngjes, njoftoi policia, ndërsa moti I acartë vazhdoi të ndikojnë në transport dhe shkolla në disa pjesë të vendit.
Sipas policisë, aksidentet ndodhën në autostradën A44 pranë qytetit të Paderborn, midis daljeve në Marsberg dhe Lichtenau.
Në landin verilindor të Saksonisë së Poshtme, shumë shkolla u mbyllën sot për shkak të dëborës së dendur dhe kushteve ekstremisht të rrëshqitshme.
Një zëdhënës i policisë përshkroi situatën në rrugë si katastrofike.
Një zëdhënës i policisë në Osnabruck tha se ”kanë ndodhur qindra aksidente për shkak të rrugëve të rrëshqitshme”.


