Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, një ditë para protestës së thirrur nga ai kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Gjaëtë fjalës së tij, Berisha tha se të shtunën e 24 dhjetorit, qytetarët shqiptar do t’i bëjnë gjyqit kryeministrit Rama. Madje ditën e nesërme e konsideroi si “Ditën e Gjykimit” për këtë qeveri.
“Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot. Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë. I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera. Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre. Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.”, tha Berisha.


