Bardhi pret Krichbaum: Opozita mbështet integrimin e bazuar në standarde dhe meritë

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, njëherësh kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, u takuan sot në kryesinë e Kuvendit me ministrin per Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Gunther Krichbaum.

Bardhi falenderoi ministrin Krischbaum për mbështetjen që ai personalisht dhe Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Nënvizova se integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë”, nënvizoi Bardhi.

Në këtë proces, theksoi Bardhi “mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit